Vëzhgim

Domeni i parë jo-latin paraqitet online

Publikuar , 07 Maj 2010
0
Domeni i parë jo-latin paraqitet online

Për herë të parë në historinë e internetit, karaktere jo-latine mund të përdoren për një emër të plotë të adresës së internetit. Emrat e parë ndërkombëtar të domenëve (DIN) ishin futur në root zonën e internetit gjatë ditës së djeshme, duke shënuar një moment historik për globalizimin e internetit të ICANN.

Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë shtetet e para që do të përdorin karaktere Arabe në porcionin e tyre të emrave të domenëve të internetit, një porcion që është në anën e djathtë të pikës (apo në anën e majtë për gjuhë si gjuha Arabe, e cila shënohet nga ana e djathë në anën e majtë), si për shembull pikë-eg (për Egjipt), pikë-sa (Arabi Saudite) apo pikë-ae (Emiratet e Bashkuara Arabe). Këto quhen ccTLD apo domene të nivelit më të lartë të kodit shtetëror, të cilin për dallim prej këtyre shteteve Kosova ende nuk e posedon.

“Ky nuk paraqet vetëm një ndryshim të thjeshtë në internet, por është një ndërrim sizmik që përgjithmonë do të ndryshojë fushën online” tha Rod Beckstrom, President dhe Shef Ekzekutiv i ICANN. “Ky është fillimi i një tranzicioni që do të bëjë internetin më të qasur dhe më miqësor me miliona përdorues tjerë anembanë botës, pavarësisht se ku jetojnë ata apo çfarë gjuhe flasin”.

Me rritjen e numrit të ueb faqeve në këto tre shtete që shfrytëzojnë ccTLD arabe, përdoruesit më nuk do të kenë nevojë të kalojnë në karaktere latine kur fusin pjesën e fundit të emrit të domenit. Ata do të kenë mundësi edhe të zgjedhin karaktere Arabe.

  • Egypt:  .eg or  .مصر
  • Saudi Arabia:  .sa or .السعودية
  • United Arab Emirates: .ae or
LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Historikisht, kufizimet teknike nënkuptonin se të gjithë emrat e domenëve duhej të kishin emra nga alfabeti latin (prej A deri në Z). Pas disa viteve punë dhe testime teknike nga ICANN, një sistem global i skripteve tjera në emra të domenëve është hapur në nëntor, kur edhe ICANN filloi të pranojë aplikimet për IDN.

Arabishtja është një prej gjuhëve me shfrytëzimin më të madh në internet gjatë ditëve të sotme. Lindja e mesme ka një penetrim mesatar të internetit prej vetëm 20%, dhe vazhdimisht ka treguar potencial për rritje.

Deri më sot për ccTLD IDN, kanë aplikuar 21 shtete apo territore, të cilat përfaqësojnë 11 gjuhë të ndryshme.

Lajmet e fundit>