Analiza

Dominimi i Facebook në botën mobile

Publikuar , 14 Prill 2017
0
E nëse mobiliteti ishte një prej sfidave më të mëdha të Zuckerberg, atëherë ai ja ka dalë për mrekulli. Dominimi i Facebook në botën mobile Photo Source: Statista

Kur Facebook doli në bursë në 2012-ën, kompania e shikonte tranzicionin drejt mobilitetit sa të suksesshëm aq edhe të rrezikshëm. E nëse mobiliteti ishte një prej sfidave më të mëdha të Zuckerberg, atëherë ai ja ka dalë për mrekulli.

Këtë nuk e tregojnë vetëm të ardhurat, por edhe aplikacionet më popullore në botë. Këtë javë Facebook tha se Messenger kishte 1.2 miliard përdorues aktivë në muaj.

Vetë rrjeti social ka 1.7 miliard përdorues mobil, ndërsa shërbimet të tjera në pronësi të kompanisë kanë patur po të njëjtin sukses. WhatsApp ka 1.2 miliard përdorues ndërsa Instagram mëse 600 milion.

Në grafikun e paraqitur mund të kuptoni më mirë dinastinë e Facebook e cila aktualisht po sundon botën e aplikacioneve mobile. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Robotë të cilët furnizohen me energji nga dridhjet mund të shërojnë sëmundjet nga brenda trupit të njeriut

Lajmet e fundit>