Ja se si

Doni të fshini Instagram? Ja sesi të shkarkoni fotot

Publikuar , 26 Dhjetor 2018
0
Nëse fshini Instagramin, fotot tuaja ikin së bashku me të. Doni të fshini Instagram? Ja sesi të shkarkoni fotot

Pasi mësuam se Facebook kishte ndarë informacionet tona personale me kompani të tjera si Microsoft dhe Amazon, shumë prej nesh filluan të konsideronin largimin nga rrjeti social dhe aplikacionet e tjera të kompanisë si WhatsApp dhe Instagram.

Nëse fshini Instagramin, fotot tuaja ikin së bashku me të.

Përpara se ta bëni këtë gjë së pari duhet të krijoni një kopje rezervë të fotove dhe ti ruani edhe nëse keni menduar largimin e tij.

Si ta fshini Instagram?

Së pari aplikacionin dhe klikoni profilin në cepin e djathtë poshtë.

Sapo profili të hapet, klikoni butonin e menunë në tre vije horizontale në cepin e djathtë lart dhe përzgjidhni “Settings”.

Në menunë e re që hapet do të gjeni opsionin “Data Download.”

Klikojeni dhe më pas shtypni butonin “Request Download.”

Shkarkimi do të nisë automatikisht.

Instagram do tu lajmërojë me e-mail kur foto të jenë gati dhe të nisë një link për shkarkimin e tyre.

Procesi merr deri në 48 orë dhe pasi të ketë përfunduar mund të procedoni me fshirjen e llogarisë plotësisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas sulmit të Facebook fshihet një grup hakerësh dhe jo shtete

Lajmet e fundit>