Lajmet

Doni të përdorin Windows 7 pas 2020 të sigurtë? Atëherë duhet të paguani

Publikuar , 06 Shkurt 2019
0
Megjithatë, me shumë njerëz dhe biznese që ende përdorin Windows 7, braktisja e sistemit operativ mund të lërë shumë njerëz në rrezik. Doni të përdorin Windows 7 pas 2020 të sigurtë? Atëherë duhet të paguani

Kur ditët e Windows 7 të përfundojnë më 14 Janar 2020, Microsoft nuk do të ofrojë më mbështetje teknike për sistemin operativ.

Kjo do të thotë se të gjithë që përdorin Windows 7 mund të jenë në rrezik nëse nuk marrin përditësime sigurie.

Megjithatë, me shumë njerëz dhe biznese që ende përdorin Windows 7, braktisja e sistemit operativ mund të lërë shumë njerëz në rrezik.

Për këtë Microsoft ka vendosur të ofrojë përditësime sigurie por kundrejt pagesës.

Gjigandi i Windows ka vendosur të shesë Përditësimet e Zgjeruara të Sigurisë (ESU) për një kosto e cila në të vërtetë është e lartë.

Kjo kosto do të rritet me kalimin e viteve. Konkretisht për përdoruesit e Windows 7 Enterprise përditësimet e sigurisë do të kushtojnë 25 dollarë vitin e parë. ajo rriten në 50 dollarë për vitin e dytë dhe 100 dollarë për vitin e tretë.

Me Windows 7 Pro kostot janë edhe më të larta. 50 dollarë për vitin e parë, 100 dollarë për vitin e dytë dhe 200 dollarë për vitin e tretë.

Nëse jeni një përdorues individual i Windows 7, mund të kaloni në Windows 7 Enterprise, gjë që është e mundur teorikisht, për kosto të më ulëta.

Por ajo që ne ju rekomandojmë është të kaloni në Windows 10. Jo vetëm që është mënyra më e thjeshtë por edhe më e lirë sesa të vazhdoni të paguani çdo vit për Windows 7. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bill Gates në moshën 63 vjeçare është i lumtur për katër arsye

Lajmet e fundit>