Lajmet

DOOM 64 paralajmërohet zyrtarisht për të gjitha platformat

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Tetor 2019
0
DOOM 64 paralajmërohet zyrtarisht për të gjitha platformat

DOOM 64 arrin në PlayStation 4, Xbox One dhe PC. Loja fillimisht u publikua si titull i Switch, por tani është e qartë se DOOM 64 do të jetë lojë për shumë platforma, raporton Overclock3D.

Për fat të keq, DOOM 64 do të dalë si ekskluzive në para-shitje për DOOM Eternal. Kjo do të thotë që, ashtu si titulli DOOM Eternal, lansimi i DOOM 64 është shtyrë dhe në vend të 22 nëntorit të këtij viti do të paraqitet më 20 mars 2020 për PC, Xbox One dhe PlayStation 4, shkruan KOHA Ditore. Lojtarët e konzolës Switch do të duhet të presin edhe më gjatë, sepse portimi DOOM Eternal Switch është shtyrë gjithashtu.

Aktualisht, nuk dihet se kur DOOM 64 do ta ketë versionin e pavarur. Përveç kësaj, Bethesda deri në këtë moment nuk e ka publikuar DOOM 64 për platformën Google Stadia.

LEXO EDHE:  Përdoruesit ankohen po ankohen për iOS 13.2