Blog

Dorëhiqen bashkëthemeluesit e Instagram Kevin Systrom dhe Mike Krieger

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Sot Instagram ka mëse 1 miliardë përdorues aktivë në muaj dhe është rritur ndjeshëm vitet e fundit me implementimin e historive dhe videove me metrazh më të gjatë. Dorëhiqen bashkëthemeluesit e Instagram Kevin Systrom dhe Mike Krieger Photo Source: Reuters

Bashkëthemeluesit e Instagram Kevin Systrom dhe Mike Krieger dhanë dorëheqjen nga kompania e cila është në pronësi të Facebook me arsyetimin se duan të eksplorojnë përsëri kuriozitetin dhe kreativitetin.

Edhe pse ata nuk folën në detaje për këtë largim, burime të brendshme thonë se ka ardhur si rezultat i tensioneve në rritje mes tyre dhe themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg.

Instagram u ble nga Facebook në 2012-ën për 1 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër Zuckerberg u shpreh pozitivisht për marrëdhënien e tij me dy bashkëthemeluesit.

Sot Instagram ka mëse 1 miliardë përdorues aktivë në muaj dhe është rritur ndjeshëm vitet e fundit me implementimin e historive dhe videove me metrazh më të gjatë.

Aktualisht mëse 4 milion reklamues përdororin platformën globalisht.

Largimi i dy themeluesve të Instagram vjen pak muaj nga dorëheqja e Jan Koum, bashkëthemeluesit të WhatsApp që Facebook e bleu në 2014-ën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>