Lajmet

Dota Underlords mbërrin në Android, iOS dhe Steam

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Qershor 2019
0
Varianti Artifact i Dota 2 nuk u prit me ngrohtësi dhe po kalon nëpër ndryshime madhore, por Underlords po shijon sukses dhe këtë e konfirmon numri i lartë i lojtarëve dhe për arsye të forta. Dota Underlords mbërrin në Android, iOS dhe Steam

Në më pak se një muaj pas u prezantua për herë të parë dhe vetëm një javë pas detajimit të planeve, Dota Underlords është i disponueshëm nga dita e sotme për tu luajtur.

Pasardhësi i Dota 2 është një lojë strategjike betejash me turne ku lojtarët përpiqen të dominojnë qytetin e Shigjetës së Bardhë.

Varianti Artifact i Dota 2 nuk u prit me ngrohtësi dhe po kalon nëpër ndryshime madhore, por Underlords po shijon sukses dhe këtë e konfirmon numri i lartë i lojtarëve dhe për arsye të forta.

Kjo lojë do të qëndrojë në fazë beta për disa muaj përpara se të lançohet plotësisht me më shumë karaktere Underlords. Loja është e disponueshme nga ky moment në Steam, Google Play dhe iOS App Store.

Ajo është e pajisur me funksionin ku lojën e startoni në një platformë dhe mund ta vazhdoni e përfundoni tek një tjetër. /GameWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple dhe Google nën presion për të hequr aplikacionin e gjurmimit të femrave në Arabinë Saudite

Tags >

Dota
Lajmet e fundit>