Lajmet

Drejt fundit argumentet përmbyllëse të përballjes Apple – Samsung

Publikuar , 23 Gusht 2012
0
Drejt fundit argumentet përmbyllëse të përballjes Apple – Samsung

Të dy kompanitë kanë deklaruar javën e kaluar argumentet e tyre mbyllëse në gjyqin që po zhvillojnë për shkelje të patentës.

Samsung këmbëngul se Apple duhet t’i paguajë 421.8 milionë dollarë për shkelje të patentave të saj. Apple, nga ana tjetër, kërkon 2.75 miliardë dollarë dëmshpërblim nga Samsung-u.

Në fund të kësaj jave pritet t’u jepet fund të gjitha argumenteve nga të dyja palët. Juria përbëhet nga shtatë gjyqtarë dhe dy gjyqtare.

Ata kanë dëgjuar dëshmitë e shumë personave deri tani, i fundit që ka dëshmuar ka qenë një dizenjues i Samsung-ut i cili ka deklaruar se ata kanë punuar fort për të realizuar në mënyrë sa më origjinale ikonat e celularit dhe tabletit të tyre.

Tre produkte të Samsung-ut janë hequr nga lista e gjykimit deri tani: Galaxy S i9000, Galaxy Ace dhe Galaxy S II i9100. Ndërkohë, gjykimi vazhdon për njëzet të tjera.

Nga ana tjetër, Samsung deklaron se Apple ka vjedhur pronën intelektuale të tij kur vjen puna tek mënyra e rrëshqitjes për të parë fotografitë, dërgimi i tyre në e-mail, indeksimi i tyre dhe luajtja e skedarëve muzikorë MP3. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Binance rivalizon Facebook Libra me Projektin Venus

Lajmet e fundit>