Lajmet

Drejtori i NSA-së kërkon që më të mos publikohen dokumente nga gazetarët

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
Drejtori i NSA-së kërkon që më të mos publikohen dokumente nga gazetarët

Reporterët duhet të ndalojnë “shitjen” e dokumenteve të Agjencisë Kombëtar të Sigurisë, thotë, gjenerali amerikan Keith Alexander, në një intervistë të incizuar me blogun e Departamentit të Mbrojtjes, Armed With Science.

Në një diskutim të përgatitur për të siguruar publikun amerikan që qeveria e tij nuk është duke i spiunuar ata, shefi i NSA-së bëri thirrje për të ndaluar zbulimin e dokumenteve nga ish- kontraktuesi Edward Snowden.

“Unë mendoj që është gabim që reporterët e gazetave i kanë të gjitha ato dokumente, 50,000 – apo sado që i kanë dhe janë duke i shitur ato , e dini që nuk ka kuptim,” tha Alexander.

“Ne duhet të vijmë me një rrugë për ta ndërprerë atë. Unë nuk e di se si ta bëjmë këtë gjë. Kjo është më tepër punë e gjykatave dhe ligjvënësve por, nga këndvështrimi im, është gabim lejimi i kryerjes së një gjëje të tillë.”

Më parë, në një intervistë, Alexander e krahason reagimin negativ të publikut me nevojën e grumbullimit të inteligjencës me refuzimin e një fëmije për të bërë një dush. “Është sikur kur ju ishit të vegjël – mirë, kjo është për djemtë,” tha ai.

“E dini, kur ju jeni të vegjël, ju thoni, “Unë nuk dua të bëj dush.” Ju thoni, “Jo, unë asnjëherë nuk do ta bëj një dush. Pse ata duan që ta bëj një dush? Mirë, ju duhet të bëni një dush, të pastroheni, (etj.).

Unë thash, Por nuk është ndonjë rrugë më e mirë?’ Mirë ne nuk e gjejmë, kështu që duhet të bëjmë dushe, siç duhet, apo të lahemi në vaskë. Çfarë rreth kësaj, cila është ndonjë rrugë më e mirë për të ndaluar terroristët?”

LEXO EDHE:  Avengers: Endgame rekord të ardhurash prej 2 miliardë dollarë

Për më tepër, mund ta shihni intervistën e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

keith-alexander

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>