Lajmet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve prezantoi aplikacionin M-Tax eFiling në Android dhe iOS

Mar 6 2018
0 Shpërndarje
Me anë të këtij aplikacioni , ju mund të kontrolloni deklarimet dhe pagesat tuaja të kryera në sistemin tatimor, nëpërmjet shërbimit të deklarimit elektronik. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve prezantoi aplikacionin M-Tax eFiling në Android dhe iOS

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve prezantoi ditën e Hëne aplikacionin M-Tax eFiling në Android dhe iOS.

Përmes këtij aplikacioni përdoruesit mund të kontrollojnë kudo të dhënat tatimore.

Kyçja në aplikacion realizohet përmes NIPT-it dhe fjalëkalimit.

mTax – eFiling është një shërbim që i ofrohet të gjithë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë nga Administrata Tatimore.

Me anë të këtij aplikacioni , ju mund të kontrolloni deklarimet dhe pagesat tuaja të kryera në sistemin tatimor, nëpërmjet shërbimit të deklarimit elektronik.

Për të përdorur këtë aplikacion ju duhet të keni llogari në shërbimin e deklarimit elektronik.

Të dhënat personale, administrohen vetëm nga sistemi i deklarimit elektronik dhe nuk mund të shtohen apo ndryshohen nëpërmjet këtij aplikacioni.

Aplikacioni është vetëm 4.01MB dhe deri tani numëron 500 shkarkime në Play Store. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>