Biznes

Drejtuesi i Ericsson kritikon ndalimin e Huawei në rrjetin 5G

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Nëntor 2020
0
Borje Ekholm, shefi ekzekutiv i rivalit suedez Ericsson, tha për Financial Times se ishte "e rëndësishme që këto vendime të rishikohen". Drejtuesi i Ericsson kritikon ndalimin e Huawei në rrjetin 5G

Drejtuesi ekzekutiv i Ericsson ka kritikuar vendimin e vendit të tij, Suedisë për të ndaluar Huawei në rrjetet e saj të telekomit 5G, duke argumentuar se një veprim i tillë kufizon konkurrencën dhe tregtinë e lirë dhe do të çojë në një vonesë në përdorimin e teknologjisë së re.

Borje Ekholm, shefi ekzekutiv i rivalit suedez Ericsson, tha për Financial Times se ishte “e rëndësishme që këto vendime të rishikohen”. Ai shtoi: “Për Ericsson dhe Suedinë është e rëndësishme të bazohemi mbi tregtinë e lirë. Ne mbështetemi mbi mundësinë për të tregtuar lirshëm … Nga perspektiva ime është e rëndësishme që të kemi tregje të hapura dhe konkurrencë të lirë.”

Ekholm tha se e kupton që rrjetet celulare janë një çështje e sigurisë kombëtare dhe “gjithnjë e më shumë do të jetë kështu”. Por ai argumenton se Suedia ka devijuar nga udhëzimet e BE-së për rrjetet e sigurta 5G, të cilat synojnë të ekuilibrojnë nevojën për sigurinë kombëtare me konkurrencën e lirë.

Thirrja tashmë ka bërë që rregullatori i telekomunikacionit të Suedisë të shtyjë një ankand të spektrit 5G këtë muaj dhe Z. Ekholm tha se pret që shtrirja e përgjithshme e rrjeteve të reja të telekomunikacionit të vonohej.

Ekholm vuri në dukje se ndërsa Ericsson konkurroi “shumë” me Huawei, ajo gjithashtu bashkëpunoi me të lidhur me standardet e industrisë. “Është e rëndësishme ta ruajmë standartin,” tha ai. Shefi ekzekutiv i Ericsson shtoi: “Unë i përkas asaj kategorie që beson se konkurrenca na bën të jemi një kompani e mirë në një periudhë më afatgjatë. Mund të jetë e dhimbshme për një periudhë afatshkurtër, por na shtyn të jemi më novatorë dhe të bëjmë produkte më të mira për klientët tanë në periudhë më afatgjatë.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA i jep goditjen e rëndë Huaweit

Tags >

Huawei