Harduer

Drita e parë LED me ftohje të lëngët

Publikuar , 17 Korrik 2009
0
Drita e parë LED me ftohje të lëngët

Sigurisht e dini se përgjigja ndaj pyetjes “Cili është shoku më i mirë i një kompjuteri të ftohur me lëngë?” do të qëndronte e mangët nëse përgjigjemi “një dritë të ftohur me lëngë”.

Etemaleds është duke bërë hapa të rëndësishëm duke shpalosur dritën e parë në planet LED që ftohet nga lëngu, HydraLux-4. Ky poç i shkëlqyer do të arrijë me ngjyrë të ngrohtë të bardhë dhe dritë ditore gjithashtu të bardhë, që do t’iu kursejë ju faturën elektrike gjatë një viti të tërë.

Kompania ka bërë të ditur se ky poç shpalos “ndriçimi në kënd 360 shkallë” dhe mund të emetojë sasinë e njëjtë të ndriçimit që prodhon një inkandeshent 25W duke përdorur vetëm 4W energji.

Çdo poç është llogaritur për 35.000 orë përdorim, dhe duke konsideruar se një dritë e vetme kushton 1.75 dollarë në vit për të funksionuar (tetë orë në ditë), supozojmë se çmimi i paraparë për një poç, prej 34.99 dollarë është disi i mbuluar.

LEXO EDHE:  Del në shitje modeli buxhetor iPhone XR

Lajmet e fundit>