Lajmet

Drita të kontrolluara nga mendimet e trurit

Publikuar , 04 Shkurt 2010
0
Drita të kontrolluara nga mendimet e trurit

Është një eksperiment që lejon vizitorët në Olimpiadë Dimërore që do të mbahet në Kanada, të përdorin valë nga truri për të kontrolluar tri pika kryesore në Kanada, duke përfshirë edhe Ujëvarat e Niagarës

“Kur njerëzit vënë dëgjuese dhe gjejnë veten duke rritur ndriçimin e dritave duke menduar vetëm për këtë, ju pothuajse mund të shikoni trurin e tyre të shpërthejë,” thotë Trevor Coleman, zyrtari më i lartë operativ për InteraXon, kompani që ka krijuar këtë instalim.

Ndërsa konsumatorët bëhen gati çdo ditë e më shumë të rehatshëm përtej përdorimit të tastierave dhe miut për të bashkëvepruar me kompjuterët e tyre, kompanitë janë duke kërkuar mënyra alternative për të bërë përvoja edhe më të mira

Tashmë, mënyrat e kontaktit dhe njohjes me zë janë bërë një pjesë e madhe e ndërfaqes në smartphones, valët e trurit apo të dhënat tjera biologjike gradualisht po paraqiten si një opsion të tretë, sidomos në lojëra.

Kompanitë si NeuroSky ofrojnë dëgjuese që premtojnë të përkthejnë në veprim valët e trurit të gejmerit në ekran. Madje edhe Microsoft është duke punuar për format alternative hyrëse; nëse Project Natal arrin të shtojë veçorinë e njohjes me gjeste, në lojërat e Xbox 360 më vonë gjatë këtij viti.

Instalimet e InteraXon janë shpërndarë nëpër tri lokacione: CN Tower në Toronto, në Ndërtesat Parlamentare të Otavës dhe në Ujëvarat e Niagarës. Të tre vendet kanë ngritur dy karrige, dhe secila ka karriget e veta. 

Dëgjueset kanë një hetues të jashtëm që vendoset në ballin e përdoruesit për të matur veprimtarinë e trurit. Karriget janë manipuluar për të ofruar feedback gjersa përdoruesit hyjnë në gjendjen e dëshiruar të trurit.

LEXO EDHE:  Me Dropbox Transfer mund të transferoni deri në 100GB të dhëna

Dëgjueset masin prodhimin elektrik të trurit dhe reagojnë në valët alfa, të lidhura me relaksim, dhe valët beta, të cilat tregojnë koncentrim.

Gjersa përdoruesit relaksojnë dhe fokusojnë mendimet e tyre, kompjuteri dërgon një mesazh në pamjen që ata po shikojnë. Softueri i InteraXon përkthen mendimet e përdoruesit në komanda që ndryshojnë ngjyrat e pamjes. 

Për shembull, duke u përqendruar, përdoruesit mund të bëjnë që dritat në CN Tower, të rrotullohen më shpejtë apo të ndryshojnë bardhësinë e ngjyrave në Ujëvarat Niagara.

Gjatë dy javëve që ekspozita do të jetë e hapur, InteraXon pret më shumë se 2.000 vizitorë që do ta provojnë.

Lajmet e fundit>