Lajmet

Dritë për Kosovën në tunelin e Facebook

Publikuar , 15 Tetor 2009
0
Dritë për Kosovën në tunelin e Facebook

Në kuadër të CMO (Chief Marketing Officer’s) Conference, ku marrin pjesë shumë kompani të njohura të botës si Google, Nike, Facebook, Sony, Nestle, etj, e pranishme ishte Posta dhe Telekomi i Kosovës, si një ndër kompanitë më të fuqishme të vendit. Uranik Begu, menaxher i marketingut të PTK-së, ishte i pranishëm në konferencë dhe pati rastin të debatojë për trendet që po përcillen nga bota aktuale e biznesit, në veçanti trendet e marketingut.

Sipas burimeve brenda konferencës, thuhet se përfaqësuesi i PTK-së ka pasur të takohet me Chris Hughes, i cili kishte qenë shok i dhomës me themeluesi e Facebook Mark Zuckerberg, dhe që njëherësh njihet edhe si bashkëthemelues i këtij rrjeti social. Ai gjatë bisedës me Hughes i dhuroi atij një shenjë simbolike, përkatësisht flamurin e Kosovës, njëkohësisht duke i kërkuar atij që Facebook të bëjë edhe njohjen e Kosovës si shtet.

Hughes është përgjigjur se nuk ka pasur dijeni mbi arsyet që Kosova nuk renditet si shtet në Facebook, por ka premtuar angazhim maksimal me personat kompetent për të mundësuar që Kosova të futet në listën e shteteve në kuadër të këtij rrejti social.

Dihet se popullaritet i Facebook-ut në Kosovë është në maksimum, dhe brenda ditës shënohen dhjetëra anëtarësime të reja, jo vetëm prej njerëzve të zakonshëm po edhe prej muzikës, politikës, shkencës, etj. Kohëve të fundit është lansuar edhe një peticion www.pranokosoven.com, e cila ka pasur të njëjtin qëllim, pra vendosjen e Kosovës në listën e shteteve të përfaqësuara në Facebook. Megjithatë zgjidhjet e anëtarëve të rinj ende mbesin Shqipëria apo Serbia.

Në rast se eventualisht ndodh vendosja e Kosovës si shtet në Facebook, kjo do të ishte një sukses jashtëzakonisht i madh në aspektin e marrëdhënieve me publikun, duke nënkuptuar një ndikim pozitiv në fushën e marketingut.

LEXO EDHE:  Për Gjermaninë Huawei nuk përbën kërcënim

Rreth CMO Conference

CMO Conference u ofron ekzekutivëve më të lartë menaxheria dhe profesionistëve të marketingut qasjen ndaj mendimeve më të fundit në lidhje me marketingun përmes liderëve më të vlerësuar global. Pjesëmarrësit e kësaj konference kanë rastin të diskutojnë me pjesëmarrësit e tjerë përmes bisedimeve në tavolinë apo leksioneve të specifikuara për industri/marketing.
Konferenca mbulon edhe marketingun Konsumator për Biznes (B2C) e edhe atë Biznes për Biznes (B2B).

Lajmet e fundit>