Harduer

Driverat e rinj të Nvidia kanë një funksion të shumë kërkuar nga përdoruesit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Janar 2020
0
Bëhet fjalë për një funksion i cili përcakton nivelin maksimal të frekuencës të rifreskimit. Shumica e lojërave kanë një tipar të tillë por Nvidia do të bëjë të mundur aktivizimin për të gjithë aplikacionet. Driverat e rinj të Nvidia kanë një funksion të shumë kërkuar nga përdoruesit

Nvidia ditën e sotme prezantoi një driver të ri lojërash për grafikat GeForce. Përgjatë 2019-ës kompania ka sjellur funksione shumë të rëndësishme por e sotmja ka të bëjë me një të shumë kërkuar prej përdoruesve.

Bëhet fjalë për një funksion i cili përcakton nivelin maksimal të frekuencës të rifreskimit. Shumica e lojërave kanë një tipar të tillë por Nvidia do të bëjë të mundur aktivizimin për të gjithë aplikacionet.

Funksioni shkon për ata që kanë monitorë të përshtatshëm për G-Sync dhe duan që frekuenca e lojës të mos kalojë atë të monitorit sidomos në një laptop ku dëshironi të ruani jetëgjatësinë e baterisë.

Nvidia thotë se është një prej funksioneve më të kërkuara. Së bashku me të kompani solli edhe VRSS, Variable Rate Super Sampling.

Ky i fundit rrit cilësinë e imazhit në lojërat VR. Së fundi Nvidia do të mbështesë më shumë ekrane G-Sync me driverat e fundit duke e çuar në një total prej 90. /Pcworld Albanian

LEXO EDHE:  Karta e re grafike e AMD tremb Nvidia

Tags >

Nvidia