Harduer

Droid X shitet tërësisht

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
Droid X shitet tërësisht

Verizon theksoi gjatë javës se do të ketë sasi të mjaftueshme në dyqanet e saja për të plotësuar kërkesat e të gjithve, por edhe Verizon nuk ka kalkuluar si duhet.

Sipas raporteve të paraqitura tani del se Droid X veçse është shitur tërësisht online e gjithashtu edhe në dyqanet fizike në shumicën e Amerikës. Nëse nuk mund të gjeni ndonjë celularë të këtillë, ju duhet të prisni deri më 23 korrik kur do të bëhet rimbushja e stokut.

Verizon dështoi edhe javën që shkoi, kur nuk u kujdes për paraqitjen e një celulari të shumëpritur, HTC Droid Incredible, i cili pritet tani të paraqitet me 9 gusht të këtij viti.

Por këtu nuk ka ndonjë teori konspirative. Motorola nuk prodhoi aq celularë sa duhet, Verizon nuk porositi sa duhet dhe konsumatorët ishin thjeshtë tepër të emocionuar për të futur duart në një harduer si ky.

Por pyetja reale ka të bëjë me atë nëse problemet e iPhone 4 kanë shtyrë konsumatorët që të rimendojnë blerjen e këtij celulari dhe të blejnë një celularë me bazë në Android, ku dukshëm më i kërkuari ishte Droid. Duket se ky ka qenë momenti më i përshatshëm për Motorola dhe Verizon për të lansuar këtë produkt.

Ka të tillë që thonë më mirë ta blesh një celularë që funksion (shpresojmë të funksionojë mirë), sesa të blesh një iPhone me një mbështjellës pa pagesë…

LEXO EDHE:  Këto iPhone 11 Pro 7000 dollarësh kanë pjesë nga anija Titanic në to

Lajmet e fundit>