Analiza

Dronet shfaqin videon më të re të Kampusit të Apple

Publikuar , 07 Tetor 2014
0
Dronet shfaqin videon më të re të Kampusit të Apple

DProjekti i ri i kampusit të kompanisë Apple vazhdon të surprizojë, ashtu siç mund të shohim edhe videon më të re të kapur nga dronet. Video e cila tregon se shumica e kësaj strukture masive është në përfundim e sipër. Këtë ndërtesë shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook e ka quajtur “Më të gjelbrën në botë”.

Siç mund të shihet edhe nga videoja, 2/3 e strukturës është çimentuar tashmë. Kjo strukturë e cila do të mbajë një staf prej 12,000 njerëzish është projektuar për të përfunduar në vitin 2016. Apple ka deklaruar gjithashtu se kjo ndërtesë do të rrethohet me një mur jeshil. Ajo po përditëson gjithashtu një mbikalim 3D të vendndodhjes në Apple Maps. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”MDv-mdNw1Nk”]

LEXO EDHE:  Raport: Modeli buxhetor i iPhone do të quhet XC dhe kushton 600 dollarë

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>