Blog

Droni ushtarak përplaset me një pemë në Uells

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Gusht 2019
0
Droni po testohej në Aeroportin West Wales në Aberporth. Droni ushtarak përplaset me një pemë në Uells

Një dron ushtarak me vlerë 6 milion paund është rrëzuar pasi ka kaluar pikën e komunikimit me komanduesin, ka raportuar Ministria e Mbrojtjes së Uellsit.

Kjo ka ndodhur rreth një milje larg shkollës Penparc, Aberporth, kur nxënësit po merrnin pjesë në një organizim sportiv.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të adresuar problemet.

Sipas raportit, droni ka zbritur përtej pikës së komunikimit. Sistemi nuk ka arritur të rregjistrojë shkëputjen e dronit nga komanda, prandaj droni ka rënë automatikisht pasi ka kaluar kufirin.

Më pas motori është ndezur përsëri dhe droni është ngjitur lart. Kur ka arritur lartësinë 12 metër mbi tokë, piloti ka fikur motorin. Fikja e motorit ka qenë shkaku i aksidentit.

Pas kësaj, droni është përplasur me një pemë, rreth 900 metra më tutje.

Droni po testohej në Aeroportin West Wales në Aberporth. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Inagurohet në Tiranë qendra laboratorike e inovacionit ICTSlab, sjell kurrikulat e kodimit dhe robotikës më të avancuara ndërkombëtare

Tags >

Dron
Lajmet e fundit>