Biznes

Dropbox blen shërbimin e fotografive Loom

Publikuar , 18 Prill 2014
0
Dropbox blen shërbimin e fotografive Loom

loom_Loom, që është shërbim i popullarizuar që ofron ngarkesë të fotografive në cloud, sapo është blerë nga Dropbox-i. “Ne e shikojmë këtë tranzicion si hap i ardhshëm në krijimin e një shtëpie për të gjitha fotografitë dhe videot e juaja, të organizuara mirë, teksa duke i mbajtur ende ato në majat e gishtërinjve tuaj,” tha themeluesi Jan Senderek në një postim në blog.

Dropbox dhe Loom kanë shumë ambicie të njëjta kur bëhet fjalë për ruajtjen e fotografive në librarinë tuaj dhe ruajtja e atyre kujtimeve, tha Senderek. Kjo është fuqizuar nga aplikacioni i lëshuar së fundi Carouel, të cilin Senderek e përshkruan si “një shtëpi të vetme për të gjitha fotografitë dhe videot, të organizuara automatikisht dhe gjithmonë janë me ju.” Skuadra e Loom-it planifikon që të ndihmojë shërbimet me fotografi në Dropbox.

Por fatkeqësisht, marrëveshja paraqet edhe fundin e Loom-it, siç mund ta kuptojnë tani konsumatorët. Kompania menjëherë ka ndërprerë regjistrimet dhe shërbimi do të ndërpritet përfundimisht më 16 maj. Përdoruesit mund të zgjedhin që automatikisht të bëjnë eksportimin e fotografive në Dropbox – dhe ata automatikisht do ta marrin të njëjtën sasi të hapësirës në cloud që e kishin më parë në Loom.

Por konsumatorët edhe mund të zgjedhin që të pranojnë një skedar .zip që përmban çdo fotografi që ata e kanë vendosur në serverët e Loom-it. “Ne e dimë që kjo është një çështje madhore,” tha Senderek.

“Pas një shpenzimi serioz të kohës duke hetuar nëse kjo ishte lëvizja e duhur për ne, e kuptuam që Dropbox ka zgjidhur shumë probleme rreth përshkallëzimit të infrastrukturës dhe në Dropbox skuadra e Loom-it do të jetë në gjendje që të përqendrohet plotësisht në ndërtimin e veçorive të shkëlqyera me një përvojë të shkëlqyer përdoruesi.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Uber tarifon gabimisht përdoruesit 100 herë më shumë sesa kushtonte udhëtimi

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>