Lajmet

Dropbox marrëveshje me Google për integrimin e shërbimit cloud në G Suite

Mar 1 2018
0 Shpërndarje
50% e konsumatorëve të Dropbox punojnë për një kompani e cila shfrytëzon G Suite e cila përmban Gmail, Google Drive dhe softuerë të tjerë cloud të Google. Dropbox marrëveshje me Google për integrimin e shërbimit cloud në G Suite

Dropbox lajmëroi ditën e sotme një bashkëpunim me Google i cili do të integrojë shërbimin cloud me suitën e produktivitetit G Suite.

Përdoruesit e G Suite jo vetëm që mund të ruajnë dokumentet e tyre në Dropbox por edhe ti hapin dhe editojnë.

Lajmi vjen pak ditë pasi Dropbox bëri publike planet për të dalë në bursë 10 vite nga themelimi. Si pjesë e partneritetit të ri, i ngjashëm me atë me Microsoft dy vite më parë, përdoruesit mund të krijojnë, hapin dhe editojnë dokumente në Docs, Sheets dhe Slides nga ndërfaqja e Dropbox.

50% e konsumatorëve të Dropbox punojnë për një kompani e cila shfrytëzon G Suite e cila përmban Gmail, Google Drive dhe softuerë të tjerë cloud të Google dhe ky është një fakt sipas kompanisë së shërbimeve cloud.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Google bashkëpunon me një kompani tjetër për të integruar shërbimet e saj në G Suite.

Në 2016-ën kompania nënshkroi marrëveshje me Box, një rival i Dropbox, OneDrive dhe Google Drive. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>