Lajmet

Dropbox pranon problemet në siguri

Publikuar , 01 Gusht 2012
0
Dropbox pranon problemet në siguri

Dropbox ka pranuar se ka pasur një defekt sigurie në shërbimin e vet për të cilin disa përdorues kanë qenë të përfshirë nga spami.

Aktualisht ndërmarrja është ende duke shikuar defektin, por ajo ka ardhur me disa informacione rreth asaj se si e sheh problemin.

“Hetimi ynë gjeti që fjalëkalimet dhe pseudonimet së fundi që janë vjedhur nga Ueb faqet tjera ishin përdorur për të hyrë në një numër të vogël të llogarive të Dropboxit,” thotë ndërmarrja. “Ne kemi kontaktuar këta përdorues dhe i kemi ndihmuar në mbrojtjen e llogarive të tyre.”

Fatkeqësisht për Dropboxin, njëri nga punëtorët e vet është kapur duke përdorur fjalëkalimin në llogarinë e punës së tij dhe një tjetër ofrues i hakuar. Kjo është ajo që drejton në spam, thotë ndërmarrja.

“Një fjalëkalim i vjedhur gjithashtu ishte përdorur për t’iu qasur llogarisë së një punëtori të Dropboxit duke përmbajtur një dokument projekti me adresat e emailave të përdoruesve. Ne besojmë se kjo qasje e gabuar është çfarë drejtoi tek spami. Neve na vjen keq për këtë dhe do të vendosim kontrollet shtesë në vend për të ndihmuar në sigurimin që kjo më të mos ndodhë,” shpjegon ndërmarrja në një postim në blog.

“Mbajtja e Dropboxit të sigurt është zemra e asaj që ne bëjmë dhe ne jemi duke i marrë hapat për të përmirësuar sigurinë e Dropboxit tuaj edhe nëse fjalëkalimi juaj është vjedhur.”

Ndërmarrja këshillon që të përdorni një fjalëkalim të ndryshëm për çdo Ueb faqe ku abonoheni. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tashmë mund të ndani rezultatet e kërkimit të Google me të tjerët

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>