Lajmet

Dropbox sjell aplikacionin e famshëm Mailbox për Android dhe desktop

Publikuar , 10 Prill 2014
0
Dropbox sjell aplikacionin e famshëm Mailbox për Android dhe desktop

dropbox_mailbox_androidDropbox pretendon që është gati të hapë “një kapitull të ri”. Por çfarë nënkupton kjo gjë për “mbretin” e ngarkesës në cloud? Përveç mundësisë për të kombinuar llogaritë e ngarkesave personale dhe ato të biznesit, Dropbox ka lajmëruar që aplikacioni mobil i dërgimit të letrave Mailbox është i disponueshëm në Android dhe do të jetë në dispozicion në Google Play.

Nuk është vetëm një përkthim i drejtpërdrejtë i versionit të vet për iOS. Një veçori tërësisht e re Auto-swipe është shtuar, që i mundëson aplikacionit që të mësojë rreth e-mail-eve që ju i arkivoni dhe të vonojë e-mail-et, pra duke vepruar siç duhet kur letrat zyrtare të ngjashme vijnë në inbox-in tuaj. Kompania ka treguar po ashtu Mailbox-in për desktop, ndonëse ende nuk është edhe aq gati; nëse dëshironi që ta provoni, ai është në dispozicion në një fazë testuese beta.

Fakti që Dropbox-i është duke e bërë vendosjen e këtij aplikacioni në platforma të tjera është shenjë që aplikacioni, i cili u bë i popullarizuar kohë më parë, për shkak të lehtësisë në përdorim, është duke vazhduar të rritet dhe që kompania ka shumë shpresa për të në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ministria e Jashtme Çeke pësoi një sulm kibernetik nga një vend i huaj

Lajmet e fundit>