Analiza

DSC-G3 I Sony ofron lundrim web dhe Wi-Fi

Publikuar , 09 Shkurt 2010
0
DSC-G3 I Sony ofron lundrim web dhe Wi-Fi

Mund të ngarkoni foto në Daily Motion, Photobucket, Picasa dhe Shutterffy si dhe të hidhni video në YouTube nëpërmjet butonave të posaçëm të menysë. Mund të aksesoni gjithashtu faqe të tjera të ngjashme në internet; por në shumë drejtime ishte një lundrim i kufizuar (ndërfaqja trashanike është një problem i madh).

Ekrani touchscreen prej 3.5 inç vërtet shkëlqen kur aktivizoni opsionin slide show të kamerës. Kapaciteti i ruajtjes bëhet i dobishëm nëse doni që këngët tuaja t’ju shoqërojnë bashkë me fotot.
Tipare të tjera përfshijnë detektimin e fytyrës, shkrepjen e aktivizuar nga buzëqeshja dhe alternativat për opsionin e skenës. Gjithashtu mund të modifikoni fuqinë e flashit dhe të zgjidhni balancë të bardhë, ISO dhe kompensim ekspozimi.

Në qendrën e testimeve të PC World, DSC-G3 gjeneroi një vlerësim total të mirë të cilësisë së imazhit, me saktësi të ngjyrave dh nivele të ulëta të deformimit si pikat më të forta. Jetëgjatësia e baterisë linte shumë për të dëshiruar; mund të shkrepeshim deri në 200 foto me një bateri të karikuar, shumë larg 400 apo më shumë shkrepjeve të aparateve të tjera analoge.
DSC-G3 gjithashtu regjistron video dhe lejon zoomim tejpërtej. Videot e realizuara gjatë ditës ishin të mira, por, siç është e zakonshme me videot e këtyre aparateve, ai u vu në vështirësi gjatë filmimeve të brendshme, të ndriçuara nga burime inkandeshente apo fluoreshente.

LEXO EDHE:  Ndërprerja e Facebook-ut vë në pikëpyetje për mënyrën tonë të jetesës

Lajmet e fundit>