Blog

Dua Lipa thotë se rrjetet sociale janë mbush në urrejtje dhe ankth

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Nëntor 2019
0
24 vjeçarja tha se në të shumtën e kohës nuk i lexon komentet. Nganjëherë ajo ndihet me vulnerabil dhe duke shfletuar përfundon duke parë gjëra që nuk dëshiron. Dua Lipa thotë se rrjetet sociale janë mbush në urrejtje dhe ankth

Ylli i popit me origjinë shqiptare Dua Lipa tha se media sociale është fushëbeteja e urrejtjes dhe ankthit. Duke folur për BBC, ajo bëri thirrje që njerëzit të jenë më të dashur me njëri-tjetrin online.

24 vjeçarja tha se në të shumtën e kohës nuk i lexon komentet. Nganjëherë ajo ndihet me vulnerabël dhe duke shfletuar përfundon duke parë gjëra që nuk dëshiron.

Edhe yje të tjera si Selena Gomez kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth medias sociale.

Muajin e kaluar Dua, emri i së cilës do të thotë “dashuri” në Shqip, bëri thirrje për kujdes mendor më të mirë në industritë kreative.

Ndërsa ajo thotë se ka kaluar kohë të mira në Twitter dhe Instagram, shpesh herë e ka gjetur veten në ankth prej tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rebelohen punonjësit ndaj Microsoft për HoloLens

Lajmet e fundit>