Blog

Dua të bëhem Blogger

Publikuar , 23 Korrik 2009
0
Dua të bëhem Blogger

Kur mendoni për blog, sigurisht që mendja të shkon te lajmi dhe publikuesi i tij. Fillimisht duhet të bëjmë dallimin mes lajmit të zakonshëm, që e lexojmë apo shohim çdo ditë në kanalet e ndryshme mediatike dhe blogut.

Kur lajmi ndodh, si fillim, redaktorët e gazetës, televizionit apo radios vendosin nëse rrëfimi do të publikohet.
Kjo është forma tradicionale e përçimit të lajmit. Lexojmë lajme nga rubrikat e zakonshme të gazetave, si: politikë, kronikë e zezë, ekonomi, sport apo edhe lajme nga kultura.

Por kur keni një interes të ndryshëm nga këto rubrika? Tani, lajmi, përveç formës profesionale tradicionale, ka marrë edhe ngjyra personale.
Përmes një blogu, tani të gjithë mund të jenë gazetarë dhe publicistë, pa paguar asgjë. Nëse dëshirojmë të dalim nga temat që shtjellojnë mediat, na duhet një blog.

P.sh: Nëse kam hapur një biznes të vogël për pastrimin e shtëpive dhe më duhet të flas për përfitimin që ka lagja nga ky biznes, lajmin nuk mund ta dërgoj në gazetë pasi ndoshta nuk është interesant për gjithë vendin, mirëpo mund të jetë i domosdoshëm për lagjen dhe rrethinën e afërt.
Apo, jam një mësues i gjuhës angleze dhe se dua t’ju a mësoj anglishten fëmijëve të kopshtit të qytetit falas. Apo ndoshta jam një lojtar futbolli dhe dua të kontaktoj me tifozët e qytetit.

Na duhet t’i shpërndajmë informatat dhe lajmet mes nesh, qofshin ato edhe tema lokale, personale, apo organizime të një komuniteti më të ngushtë. Mund ta krijojmë një blog. 

Tani që blogët po popullarizohen, të gjithë do të kemi mundësi të shkruajmë për tema të ndryshme, duke çliruar imagjinatën për çështjet me interes për ne, e mbase edhe do të gjenerojmë një audiencë, e cila nuk do të jetë aq e kufizuar sa është tani me gazetat, revistat apo televizionet.

LEXO EDHE:  Në Arabinë Saudite ekziston një aplikacion i lejuar nga Apple dhe Google që burrat të gjurmojnë gratë e tyre

Përveç se shkruaj për një interes, pasion apo dëshirë, këtë lajm e ndaj me lexuesit, por mund ta lexojnë edhe njerëzit që kanë interesa të ngjashme.
Në këtë mënyrë krijojmë lehtësisht një komunitet, pa pasur nevojë për aprovime redaktorësh dhe korrektim të shumëfishtë. Në këtë komunitet mund të shndërrohem në blogger apo të mbes vetëm lexues, të citoj çfarë shkruajnë të tjerët për temat që janë me interes të shtuar për mua, apo dhe të marr iniciativën, bashkë me të tjerët dhe të shndërrohemi në bashkautorë me blogë më interesantë.

Kur të kem një blog personal do të motivohem dhe do të shkruaj për veten, për lagjen dhe për të tjerët që më rrethojnë. Idetë dhe iniciativat tona të përbashkëta ndoshta na ndihmojnë të aktivizohemi dhe të komunikojmë më lirshëm, me qëllim realizimin e ideve të përbashkëta, duke shfrytëzuar këtë formë revolucionare të komunikimit.

Lajmet e fundit>