Lajmet

Duolingo u ndihmon të mësoni gjuhën Japoneze

Publikuar , 22 Maj 2017
0
Por Duolingo nuk ofron kurse në çdo gjuhë. Së fundi këtij shërbimi i është bashkuar gjuha japoneze dhe ka qenë gjuha më e kërkuar. Duolingo u ndihmon të mësoni gjuhën Japoneze

Duolingo u ka ardhur në ndihmë miliona njerëzve në mbarë botën të cilët kanë dashur të mësojnë një gjuhë të huaj ndërsa një abonim premium quajtur Duolingo Plus dedikohej ekspertëve shumëgjuhësh.

Por Duolingo nuk ofron kurse në çdo gjuhë. Së fundi këtij shërbimi i është bashkuar gjuha Japoneze dhe ka qenë gjuha më e kërkuar.

Por kjo gjuhë është jashtzakonisht e vështirë për tu mësuar e jo më për tja mësuar dikujt tjetër veçanërisht online. Pavarësisht kësaj sfide, Duolingo ka lançuar një kurs online të gjuhës Japoneze për anglishtfolësit.

Gjuha Japoneze konsiderohet si ndër më të vështirat në botë. Duhen të paktën 2,200 orë mësime për të arritur një nivel profesional të të folurit dhe kuptuarit.

Edhe sikur të mos bënit asgjë veçse të studionit gjuhën Japoneze, do të duheshin 91 ditë e 16 orë për ta mësuar.

Kursi i Duolingo duhet të japë përdoruesve një kuptim bazik të gjuhës Japoneze. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zgjedhjet Parlamentare në Estoni, gjysma e votave u hodhën online

Tags >

Duolingo
Lajmet e fundit>