Harduer

DuPont krijon panel OLED 50 inç për më pak se 2 minuta

Publikuar , 17 Maj 2010
0
DuPont krijon panel OLED 50 inç për më pak se 2 minuta

DuPont ka perfeksionuar një proces të prodhimit që mund të krijojë një panel OLED të madhësisë 50 inç për më pak se dy minuta.

Metoda e printimit përdor një printer special Dainippon dhe ngjyrën e gjeneratës së tretë të DuPont dhe lejon që Dupont jo vetëm të krijojë panele më të mëdha por t’i krijojë ato me një kosto shumë të ulët sesa më parë. DuPont thekson se Panelet që ata kanë krijuar duke përdorur këtë metodë do të kenë një jetëgjatësi prej përafërsisht 15 viteve me një mesatare shfrytëzimi ditor prej 8 orë në ditë.

OLED-ët janë një teknologji shumë më e qëndrueshme në krahasim me LCD-të e tanishëm dhe OLED-të kanë potencial për konsumim të ulët të energjisë dhe eliminojnë nevojën për komponente të shumta LCD, siç janë backlight dhe filtër të ngjyrave.

LEXO EDHE:  Alienware m15 është laptopi i lojërave më i hollë në botë

Lajmet e fundit>