Siguri

Dy “ekspertë të sigurisë” bien pre e hakerëve para konferencës Black Hat

Publikuar , 30 Korrik 2009
0
Dy “ekspertë të sigurisë” bien pre e hakerëve para konferencës Black Hat

“Ekzistojnë njerëz që jetojnë vetëm në bazë të komunikatave për shtyp” shkruanin hakerët në një post ueb faqen e Kaminsky-t. “Dhe në maje të kësaj, disi ju nuk keni mundur të hekni qafe Kevin Mitnick. Industria kujdeset për virutalizim një herë në vit dhe pastaj për iPhone, duke harruar çdo vit mësimet që do të duhej t’i kenë kapur gjatë vitit të kaluar”.

Hakerët gjithashtu vodhën të dhëna personale dhe i postuan ato online, duke përfshirë e-mail privat mes Kaminsky dhe hulumtues tjerë të sigurisë, ku përfshiheshin edhe regjistra shumë intim të bisedimeve dhe një listë e skedarëve që Kaminsky ka shkarkuar për tu lidhur me takime dhe tema tjera.

Pasi zbuluan një lëshim në protokollin DNS, Kaminsky pranoi paralajmërimin Pwnie për “Lëshimin më të promovuar të sigurisë” në Black Hat 2008. Mitnick një herë ishte shpallur nga qeveria  si ” krimineli kompjuterik më i kërkuar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

LEXO EDHE:  10 hakerët më famëkeq të të gjitha kohërave

Lajmet e fundit>