Lajmet

Dy gra në SHBA rrezikojnë burgun pasi Facebook i dorëzon policisë mesazhet e tyre private

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Gusht 2022
“Kemi marrë urdhër nga agjencitë ligjzbatuese më 7 Qershor, përpara vendimit të Gjykatës Supreme. Urdhri nuk përmendte fare abortin,” thuhet në deklaratën e Facebook. Dy gra në SHBA rrezikojnë burgun pasi Facebook i dorëzon policisë mesazhet e tyre private

Oficerët e policisë të shtetit të Nebraska në SHBA akuzuan një nënë dhe vajzën e saj për kryerjen e një vepre penale të abortimit të paligjshëm, një akuzë e ngritur vetëm pasi policia arriti të shikonte mesazhet private të tyre në Facebook.

Sipas raportimeve lokale, një hetim i Departamentit të Policisë së Norfolk-ut, përfshinte edhe një urdhër kërkimi për mesazhet private mes Jessica Burgess dhe vajzës së saj Celeste ku të dyja diskutonin për marrjen e medikamenteve mjekësore për abortim pak ditë pasi të pretendonte për dështimin e fëmijës.

Kompania mëmë e Facebook, Meta përmes një deklarate tha se nuk kishte dijeni për përfshirjen e kompanisë në një rast ku bëhej fjalë për abort.

“Kemi marrë urdhër nga agjencitë ligjzbatuese më 7 Qershor, përpara vendimit të Gjykatës Supreme. Urdhri nuk përmendte fare abortin,” thuhet në deklaratën e Facebook.

“Dokumentet e paraqitura nga policia flisnin për një djegie dhe varrosje të një fëmije i lindur i vdekur. Urdhri kishte një klauzolë që na parandalonte nga ndarja e informacioni,” tha Facebook.

Policia fillimisht kishte akuzuar dy femrat në lidhje me fëmijën e lindur të vdekur pasi Celeste ju kishte thënë detektivëve se i kishte dhënë jetë fëmijës në dush.

Hetimi ka filluar në muajin Prill dhe policia pas pak kohësh mori informacion se fëmija ishte abortuar dhe varrosur. Celeste ishte 23 javësh shtatzënë ndërsa ligji ndalon abortimin pas javës së 20-të. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Snapchat rekomandon receta gatimi

Tags >

Facebook