Lajmet

Dy ish punonjës të Twitter kanë spiunuar për llogari të Arabisë Saudite

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Nëntor 2019
0
Dokumentet e gjykatës kanë identifikuar të dy personat si Ahmad Abouammo, shtetas amerikan dhe Ali Alzabarah nga Arabia Saudite. Dy ish punonjës të Twitter kanë spiunuar për llogari të Arabisë Saudite

Dy ish-punonjës të rrjetit social, Twitter janë akuzuar në Shtetet e Bashkuara se kanë spiunuar për Arabinë Saudite.

Në akuzat e ngritura në San Francisko dyshohet se agjentët sauditë kanë kërkuar informacion personal për përdoruesit e Twitterit, duke përfshirë edhe kritikët e njohur të qeverisë saudite.

Dokumentet e gjykatës kanë identifikuar të dy personat si Ahmad Abouammo, shtetas amerikan dhe Ali Alzabarah nga Arabia Saudite.

Personi i tretë, qytetar saudit, Ahmed Almutairi, po ashtu është akuzuar për spiunim.

E përditshmja amerikane, The New York Times ka thënë se është hera e parë që qytetarët sauditë janë akuzuar për spiunim brenda Shteteve të Bashkuara.

Gjiganti Twitter ka thënë se ka njohuri “për shkallën në të cilën mund të arrijnë aktorët e këqij” për të minuar shërbimet e rrjetit social.

Arabia Saudite është shtet aleat i Shteteve të Bashkuara në Lindje të Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar marrëdhënie të ngushta me mbretërinë saudite, pavarësisht pse kjo e fundit është dënuar ndërkombëtarisht për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi vitin e kaluar.

Khashoggi është vrarë gjatë një vizite në konsullatën saudite në Stamboll. /REL

LEXO EDHE:  Hakerët kanë gjetur mënyra për të shmangur verifikimin me dy faktorë

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>