Harduer

Dy kompani premtojnë telefonët e parë 5G muajin e ardhshëm

Publikuar , 25 Janar 2019
0
Në 2018-ën LG dhe Huawei do të prezantojnë telefonët e parë 5G funksionale në fillim të këtij viti. Kompanitë do të prezantojnë pajisjet me 5G në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë. Dy kompani premtojnë telefonët e parë 5G muajin e ardhshëm

Në 2018-ën LG dhe Huawei do të prezantojnë telefonët e parë 5G funksionale në fillim të këtij viti. Kompanitë do të prezantojnë pajisjet me 5G në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë në Shkurt.

Sipas Android Police Huawei do të prezantojë një telefon me 5G me ekran që paloset në Pekin. Ky nuk përbën sekret sepse prodhuesi Kinez vetë i ka zbuluar planet e një telefoni 5G me ekran që paloset.

Sa i përket LG, kompania tregoi disa detaje në një njoftim për shtyp për prezantimin e telefonit 5G në SHBA.

Ai do të ketë procesor Snapdragon 855, bateri 4,000 mAh dhe performancë 45% më shumë sesa telefonët me procesorin Snapdragon 845.

Procesi i shpejtë është i domosdoshëm për të përballuar shpejtësitë 5G. Gjithashtu bateri më e madhe nevojitet për përpunimin e sinjaleve 4G dhe 5G të cilat do ti ketë të dyja dhe janë një peshë e rëndë për jetëgjatësinë e baterisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me Galaxy Note 10 dhe Note 10+

Tags >

HuaweiLG
Lajmet e fundit>