Lajmet

Dy Rumunë përballë drejtësisë Amerikane për hakimin e 400,000 kompjuterëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Prill 2019
0
Dënimi i tyre nuk do të bëhet publik deri më 14 Gusht, por penalitetet pritet të jenë të ashpra. Miclaus dhe Nicolescu u ngarkuan me 21 akuza që nga mashtrimi, vjedhja e identitetit, pastrimi i parave dhe shitja e shërbimeve të rreme. Dy Rumunë përballë drejtësisë Amerikane për hakimin e 400,000 kompjuterëve

Dy qytetarë Rumun rrezikojnë burgun për përfshirje në një skemë të madhe krimi dixhital. Një gjykatë federale shpalli fajtor Radu Miclaus dhe Bogdan Nicolescu për një skemë e cila vodhi kartat e kreditit dhe informacione të tjera sensitive për 400,000 kompjuter, pjesa më e madhe e të cilëve gjendeshin në SHBA.

Dyshja kishte përdorur një maluer të krijuar prej tyre në 2007 që sillej si një organizatë legjitime si IRS, Norton apo Western Union dhe infektonte kompjuterët e përdoruesve sapo hapej.

Aty e më tutje hakerët vidhnin informacione dhe para duke injektuar uebsajte të rreme, instaluar maluerë të tjerë kriptografikë në sfond dhe grumbulluar informacione kontakti që mund të përdoren për të infektuar më shumë viktima.

Malueri gjithashtu mund të fikë mbrojtjen e antivirusit, e madje të bllokonte përdoruesit nga aksesimi i uebsajteve të agjencive ligjzbatuese.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, hakerët kanë bërë miliona dollarë me këtë skemë.

Dënimi i tyre nuk do të bëhet publik deri më 14 Gusht, por penalitetet pritet të jenë të ashpra. Radu Miclaus dhe Bogdan Nicolescu u ngarkuan me 21 akuza që nga mashtrimi, vjedhja e identitetit, pastrimi i parave dhe shitja e shërbimeve të rreme.

Edhe pse një rast i tillë nuk do të ndalojë kriminelë të tjerë online të vazhdojnë punën e tyre por të paktën është fitore e madhe kundër kriminelëve kibernetikë ndërkombëtare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Programuesi vjedh nga banka ku punonte plot 1 milion dollarë përmes ATM

Lajmet e fundit>