Lajmet

Dy sistemet e reja operative mobile që do të prezantohen këtë vit

Publikuar , 18 Janar 2013
0
Dy sistemet e reja operative mobile që do të prezantohen këtë vit

mozilla_firefox Mozilla Firefox dhe Jolla Sailfish do të lançohen të veçuara nga njëra-tjetra gjatë vitit 2013.

Impakti i tyre do të jetë i vogël, por i rëndësishëm, duke qenë se tregu i smartfonëve ka nevojë për alternativa të tjera përveç dy sistemeve dominuese Android dhe iOS.

Prodhuesi i smartfonëve ZTE deklaroi javën e kaluar se do të prezantojë një smartfon që operon me sistemin e ri mobile të Mozilla-s.

ZTE mund ta ofrojë pajisjen edhe në SHBA. Jolla Sailfish, nga ana tjetër, pritet të shfaqet në një smartfon, me shumë mundësi në Kinë gjatë tremujorit të parë të vitit, sipas disa burimeve. Sailfish u prezantua për herë të parë në Helsinki në nëntor.

Jolla, në finlandisht, do të thotë “barkë e vogël” dhe kompania është shprehur se grupi i punës është i përbërë nga ish- punonjës të Nokia-s.

sailfishDisa analistë që kanë arritur ta shohin nga afër ndërfaqen e Jolla-s, raportojnë se ajo është e ngjashme me pllakëzat e Windows Phone 8, duke qenë se përdoruesit mund të ndërveprojnë me ikonat drejtpërdrejt në ekranin kryesor. Jolla ka postuar këtë video në YouTube.

Edhe Engadget postoi një video demo prej 8 minutash, nga një zhvillues i Sailfish, ku provohet sistemi në një prototip. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Zgjedhja e një laptopi MacBook më e thjeshtë se kurrë më parë

Lajmet e fundit>