Harduer

Dy Skanera Marrin në Shënjestër objektiva të ndryshëm

Publikuar , 30 Dhjetor 2008
0
Dy Skanera Marrin në Shënjestër objektiva të ndryshëm

Epson, me çmim 350$, vjen me një skanues automatik 40-faqësh (ADF) dhe është konstruktuar për skanim të shumëfaqësh dokumentesh. Plustek, me çmim prej 900$, nuk ka ADF, por është e dizenjuar për të skanuar libra të lidhur pa e prishur qepjen e tyre.

Secili model ka veçoritë e veta shumë të mira, por mbi të gjitha skaneri i Epson më la përshtypje më të mirë se Plustek. Epson WorkForce GT-1500 është një simplex i thjeshtë me katër butona të konfigurueshëm, për skanim, printim, e-mail dhe krijimin e PDFve. Edhe pse nuk është aq i shpejtë sa model duplex, Epson është më i shpejtë se i ngjashmi që pashë më parë, 300-dollarëshi Plustek Smart Office PL806. Epson mori 151 sekonda për të skanuar një dokument 15-faqësh, të shkruar në të dyja anët, me 300 pika për inç, më pak se gjysma e kohës të PL806 (340 sekonda). Epson gjithashtu dha tekst e grafika të mira dhe demonstroi njohje të lartë optimale të germave.

Duke përdorur Abbyy FineReader Sprint 6.0, prodhoi një dokument me saktësi 97%. OptikBook 4600 i Plustek është edhe më i shpejtë se Epson në skanimin e faqeve njëngjyrëshe apo monokrome. Iu deshën 9.3 sekonda për të skanuar një faqe shumëngjyrëshe me 300 dpi, kundër 21 sekondave të Epson.

Plustek nuk mund të skanojë automatikisht dokumente shumëfaqëshe, gjë që e bën pak më të ngathët. Kur vjen puna për skanimin e librave, Plustek ka një përparësi të madhe. Xhami skanues në njërën anë të Plustek është afër skajit të skanerit, kështu që mund të vendosni një anë të një libri komplet në xham. Ky dizajn i pazakonshëm ju lejon që të skanoni faqet e librave pa skanuar në ndonjë hije apo tekst të ç’orientuar si zakonisht. Funksioni OCR i Plustek dha rezultate tepër të mira me ReadIris Pro 10 Corporate, me një vlerë saktësie prej 99%, në procesimin e tekstit dhe tabelave. Por kur u përdor për të krijuar PDF të kërkueshme, nxori rezultate të pastra vetëm pasi unë manualisht përdora softuerin skanues, për të parë, prerë dhe rrotulluar (kur ishte e nevojshme) çdo faqe të cilën skanova. I rekomandoj gjithkujt Epson WorkForce GT-1500, si një skaner simplex dokumentesh. Vlera e Plustek do të ishte më e madhe për njerëz që kanë nevojë për skanues të mirë librash.

LEXO EDHE:  Një video koncept tregon sesi iPhone me ekran me palosje mund të ngjajë

Lajmet e fundit>