Harduer

Dy studentë ndërtojnë një aeroplan të printuar me 3D Printer

Publikuar , 30 Tetor 2012
0
Dy studentë ndërtojnë një aeroplan të printuar me 3D Printer

Dy studentë nga Universiteti i Virxhinias, printuan dhe ndërtuan një aeroplan. Pasi ai u hodh në fluturim me sukses, aeroplani i tyre i pa emëruar, u bë printimi i tretë 3D që fluturon.

Teknologjia revolucionare e printimit 3D, e cila po spekulohet që do të vije dhe në kompjuterët personal po sjell surpriza të reja çdo ditë.

Kjo teknologji është përdorur për dizajnimin e këmbëve artificiale, ndërtimin e vaksinave, dhe në të ardhmen ndoshta mund të “printohet” dhe mishi!

Por kësaj radhe Steven Ester dhe Jonathan Truman, studentë të vitit të tretë në Universitetin e Virxhinias, me MITRE Corporation, qendrën e zhvillimit të sponsorizuar nga Qeveria, dizajnuan dhe montuan një aeroplan këtë verë.

Rezultati ishte një aeroplan me krahë 1.92 metra, i punuar tërësisht me pjesë 3D.

Studentët vërtetuan që printimi 3D do të ulë koston e ndërtimit dhe do të sjellë kualitet të produkteve.

“Ndërtimi i një motori plastik me turbofen para pesë vitesh do të merrte rreth dy vite ndërtim, dhe do të kushtonte rreth 250,000 $”, – tha David Sheffler, nga Shkolla e Inxhinierisë së Aeroplanëve, i cili i ndihmoi djemtë në ndërtimin e tijt.

Por me printerin 3D, u dizajnua dhe u ndërtua për katër muaj dhe me kosto rreth 2,000 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sulm kibernetik ndaj gazetave Amerikane

Tags >

printer
Lajmet e fundit>