Lajmet

Dy të tretat e përdoruesve të Androidit përdorin versionet e vjetra

Publikuar , 01 Gusht 2013
0
Dy të tretat e përdoruesve të Androidit përdorin versionet e vjetra

Android i Google deri më tani është sistemi operativ mobil më i popullarizuar në Britani, duke marrë 56 prë qind të tregut të smartfonëve në këtë vend.

Por, pasi që çdo gjashtë muaj deri nëntë muaj një version i ri për Android del, platforma është duke u bërë shumë e fragmentuar.

Sipas një raporti të ri nga ndërmarrja për të dhënat e rrjetit pa kabllo, OpenSignal, mbi një e treta e përdoruesve të Androidit (34 për qind) janë ende në versionin Gingerbread, që është lëshuar në qershor të vitit 2011.

32 për qind janë në versionin origjinal të Jelly Bean, të lëshuar në korrik të vitit 2012 dh 23 për qind janë në Ice Cream Sandwich, që u lëshua në dhjetor të vitit 2011.

Është interesant të thuhet që vetëm 0.1 për qind janë në Honeycomb, që është versioni që erdhi mes Gingerbread dhe Ice Cream Sandwich, që u lëshua në korrik të vitit 2011. Kjo është mbase për shkak se shumica e njerëzve që kanë blerë telefonë që e kanë pasur Honeycomb iu është dhënë mundësia e kalimit në Ice Cream Sandwich kur u lëshua, ndërsa kjo mundësi nuk është dhënë për ata që kanë blerë telefonët me Gingerbread.

6 për qind ka versioni më i fundit i Jelly Bean (Android 4.2), 3 për qind në Froyo, 3 për qind në Eclair dhe 2 për qind në Donut – që është versioni më i hershëm në përdorim, që u lëshua në shtator të vitit 2009.

Raporti gjeti po ashtu që prodhuesi koreano -jugor Samsung kryeson tregun e Androidit, me 47.5 për qind të tij. Sony-Ericsson vjen në vendin e dytë me 6.5 për qind, i ndjekur nga Motorola me 4.2 për qind dhe HTC me 3.9 për qind. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Asus prezanton monitorin e parë në botë me frekuencë 240Hz

Android

Lajmet e fundit>