Harduer

Dy teknologji të reja po vinë në iPhone, kontrolli përmes gjesteve dhe ekranet e lakuara

Publikuar , 04 Prill 2018
0
Gjestet në ajër të Galaxy S4 lejonin përdoruesit të shfletonin mes fotove apo në një faqe interneti. Dy teknologji të reja po vinë në iPhone, kontrolli përmes gjesteve dhe ekranet e lakuara

Një raport i ri i publikuar ditën e sotme nga Bloomberg sugjeron se Apple do të zhvillojë dy teknologji të reja për iPhone: një është kontrolli përmes gjesteve dhe tjetri një ekran i lakuar.

Të dy projektet janë në fazat e para të kërkimit dhe zhvillimit dhe duhen të paktën dy vite përpara se të mbërrijnë tek pajisjet konsumatorë.

Rivali më i afërt i Apple, Samsung, ofron tashmë versione të dy teknologjive në modelet e telefonëve që shet.

Gjestet në ajër të Galaxy S4 lejonin përdoruesit të shfletonin mes fotove apo në një faqe interneti.

Sakaq telefonët Galaxy S kanë adoptuar prej vitesh ekranet e lakuara.

Megjithatë përdorimi i telefonëve me anë të gjesteve ka qenë një hapësirë eksperimentimi prej kohësh për kompani të ndryshme ku një prej tyre është Microsoft.

Gjigandi i softueri madje integroi një platformë të tillë nisur nga suksesi i Kinect por që nuk e pati të gjatë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Autoritetet Amerikane padisin Facebook për Cambridge Analytica

Lajmet e fundit>