Biznes

Dyshime për përfshirjen në kolapsin e Terra, prokurorët Amerikanë hetojnë Sam Bankman-Fried

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2022
Bankman-Fried i është kërkuar që të bëhet pjesë e dëgjesës së Komitetit të Shërbimeve Financiare të Shtëpisë së Bardhë më 13 Dhjetor. Ai është thirrur edhe nga Komisioni Bankar i Senatit Amerikan një ditë më pas. Dyshime për përfshirjen në kolapsin e Terra, prokurorët Amerikanë hetojnë Sam Bankman-Fried

A kishte dorë Sam Bankman-Fried në kolapsin e blockchainit Terra dhe stablecoin-it të saj Luna? Sipas një raporti të publikuar ditën e Mërkure nga New York Times, prokurorët e Manhattan kanë dyshimet e tyre.

Prokurorët federalë kanë filluar hetimet për të mësuar nëse themeluesi i FTX kishte manipuluar çmimin e dy kriptomonedhave të ndërlidhura këtë vit, tha the Times.

Tabloidi Amerikan i dha bujë konkluzionit të shumicës analistëve blockchain se kolapsi i Terra dhe Luna çoi drejt fundosjes katastrofike të FTX.

Prokurorët Amerikanë në Manhattan janë duke hetuar mundësinë që z. Bankman-Fried të ketë manipuluar çmimin e dy kriptomonedhave të ndërlidhura, TerraUSD dhe Luna, në mënyrë që të përfitonin entitetet që ai kontrollonte si FTX dhe Alameda Research,” thoshte raporti.

TerraUSD (UST), prodhuar nga Terraform Labs, është një stablecoin algoritmik. Ishte ideuar për të ruajtur ngushtë vlerën me dollarin Amerikan përmes një rrjet arbitrazhi që blinte dhe shiste kriptomonedhën LUNA.

TerraUSD humbi lidhjen e ngushtë me dollarin Amerikan në Maj pasi Terraform Labs përmbyti tregun me tokenë Luna për të ruajtur këmbimin 1:1 UST-USD.

Java që pasoi shikoi dikur një prej stablecoin-ëve më në zë, të rrëshqiste akoma më tepër duke reduktuar vlerën e tokenit Luna në vetëm pak centë.

Sipas the Times, veprimet drastike u ndërmorën pas një furie shitjesh të TerraUSD, që burime emri të cilëve nuk bëhet i ditur thonë se vinte nga FTX. Në të njëjtën kohë, FTX kishte shkurtuar vlerën e Luna, një përpjekje e qartë për të siguruar fitime të majme.

Që nga kolapsi i FTX në Nëntor, bursa dhe themeluesi i saj enigmatik janë vënë nën hetim nga rregullatorët dhe institucionet ligj-zbatuese në mbarë botën, të cilët po përballen me një trend negativ në industrinë kripto që po shkatërron biznese të tjera të kriptomonedhave.

LEXO EDHE:  Lufta Rusi-Ukrainë, Bitcoin dhe kriptomonedhat tjera me rënie të ndjeshme

Një betejë ligjore mes SHBA-ve dhe qeverisë së Ishujve Bahame ka nisur për të përcaktuar se cili vend ka juridiksion mbi rastin e FTX.

Sipas the Times, hetimi për përfshirjen e mundshme të Bankman-Fried në TerraLuna është vetëm në hapat e parë.

Bankman-Fried i është kërkuar që të bëhet pjesë e dëgjesës së Komitetit të Shërbimeve Financiare të Shtëpisë së Bardhë më 13 Dhjetor. Ai është thirrur edhe nga Komisioni Bankar i Senatit Amerikan një ditë më pas.

Mbetet ende e paqartë nëse Bankman-Fried do të marrë pjesë në këto dëgjesa.

/PCWorld Albanian