Blog

E-Albania, nga 1 Janari 472 shërbime të reja

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Dhjetor 2019
0
Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor. E-Albania, nga 1 Janari 472 shërbime të reja

Nga 1 Janari i vitit që po hymë qytetarët dhe bizneset do të mund të përfitojnë 472 shërbime të reja përmes portali e-Albania.

Lajmi e dha vetë Kryeministri Rama ditën e sotme duke premtuar një revolucion dixhital për qytetarët. Këta shërbime deri sot kërkohen nëpër sportele ndërsa nga data 1 Janar mund të kryen online përmes smartfonit apo kompjuterit.

Kryeministri gjithashtu tha se qytetarët nuk do tu kërkohen më dosje me dokumente, por vetëm dokumente individuale. Ai u shpreh se digjitalizimi lehtëson burokracitë dhe ndikon në uljen e nivelit të korrupsioni në administratë.

Brenda vitit 2020 synohet që 91% e shërbimeve shtetërore të ofrohen online.

Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor.

Në qershor do të hyjë online blloku i dytë i shërbimeve dhe deri në fund të vitit 2020 të gjitha shërbimet (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen online. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të hapni një biznes online përmes e-Albania

Tags >

e-albania