Harduer

E ardhmja e teknologjisë mobile: Kontrolli i pajisjeve përmes lëvizjes

Publikuar , 12 Tetor 2013
0
E ardhmja e teknologjisë mobile: Kontrolli i pajisjeve përmes lëvizjes

Elliptic-Labs-AndroidTeknologjia me ultratinguj e cila mundëson kontrollin e telefonave mobil dhe pajisjeve tablet me lëvizje, mund të aplikohet që nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Një kompani e re informative norvegjeze është në negociata me prodhuesit e mëdhenj aziatik të elektronikës, për të cilët shpresohet se që nga fillimi i vitit të ardhshëm të integrojë çipat me ultratinguj përmes të cilëve do të jetë e mundur që të kontrollohet pajisja mobile vetëm përmes lëvizjes.

Kjo teknologji ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut, kështu që për një kohë të shkurtër në treg u paraqitën mjaft pajisje të cilat është e mundur të kontrollohen vetëm përmes lëvizjeve para ekranit, ndërsa integrimi masiv i këtyre çipeve në pajisjet mobile do të duhej të shkaktonte një interesim të madh, konsiderojnë analistët.

Ajo çfarë e dallon kompaninë Elliptic Labs nga Norvegjia nga të tjerët është fusha e gjerë e përdorimit, e cila shtrihet pothuajse një metër larg nga telefoni, që do të thotë se mundet në mënyrë precize të identifikojë lëvizjet e dorës. Për shkak se në vend të imazhit çipi për identifikim të lëvizjes përdorë zërin, sensori mundet të njoh gjestet në brenda 180 shkallëve, e njëkohësisht përdorë më pak energji për mbushje dhe është njëjtë funksional edhe në errësirë. Sa për krahasim, telefoni Samsung Galaxy S4 përdorë sensor infra të kuq i cili mund të interpretojë lëvizjet në një zonë shumë të vogël. “Me anë të kësaj përdoruesit mund të përqendrojnë lëvizjen në mënyrë precize në një sipërfaqe të caktuar, në vend se kur prekin me gishta në një sipërfaqe interaktive, e cila nganjëherë nuk është edhe aq e besueshme” thotë Erik Forstrom nga kompania Elliptic Labs.

LEXO EDHE:  Japoni, gati prova e parë e ashensorit të hapësirës

“Në sipërfaqet e vogla siç janë tabletët apo telefonët mobil lëvizjet normale të trupit dhe prekjet kurrë nuk mund të jenë shumë precize sepse ju nevojitet sipërfaqe më e madhe për precizitet më të madh, ndërsa çipi me ultratinguj i cili komandat i kontrollon përmes lëvizjes ofron pikërisht këtë gjë: precizitet të madh në sipërfaqe të vogël, e madje edhe në sipërfaqe të madhe”, shtoi Forstrom. Analistët besojnë se integrimi i këtyre çipave do të jetë gjëja e madhe e radhës në teknologjinë mobile, ndërsa disa nga këto pajisje janë testuar kohë më parë në një panair teknike në Japoni. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”BR-nddsYzS8″]

Lajmet e fundit>