Lajmet

“E drejta për tu harruar” nuk duhet të aplikohet botërisht thotë Gjykata e Lartë Evropiane

Jan 10 2019
0 Shpërndarje
E drejta për tu harruar u aplikua për herë të parë para pesë vitesh. Që atëherë Google ka hequr 2.9 milion lidhje dhe ka apeluar gjobën 100,000 euroshe të Francës. “E drejta për tu harruar” nuk duhet të aplikohet botërisht thotë Gjykata e Lartë Evropiane

E drejta për tu harruar” me të cilën njerëzit mund të kërkojnë nga motorët e kërkimit heqjen e lidhjeve të cilat kanë informacione të vjetra. Ajo nuk duhet të aplikohet botërisht tha Gjykata e Lartë Evropiane.

Sipas gjykatës “e drejta për tu harruar” duhet të aplikohet vetëm brenda Bashkimit Evropian.

Vendimi në favor të Google u mor pas shqetësimeve se një fuqi e tillë mund të inkurajojë censurën në vende si Kina, Rusia dhe Arabia Saudite.

Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë tha se “e drejta për tu harruar” duhet të balancohet. Ajo duhet ti shërbejë mbrojtjes së të dhënave, privatësisë dhe interesit publik dhe jo censurës.

Opinioni i Maciej Szpunar u mirëprit nga Google ndërsa ky i fundit në një rast u gjobit nga Franca në 2016-ën. Kompania nuk kishte arritur të hiqte informacione përtej kufijve të Evropës.

E drejta për tu harruar u aplikua për herë të parë para pesë vitesh. Që atëherë Google ka hequr 2.9 milion lidhje dhe ka apeluar gjobën 100,000 euroshe të Francës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei kërkon të lançojë një telefon me palosje përpara Samsung

Tags >

Google
Lajmet e fundit>