Lajmet

E-mail dinamike në Gmail, çfarë do të thotë për përdoruesit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Nëntor 2019
0
Motori i kërkimit thotë se mund ta përdorni për RSVP e eventeve, menaxhimin e abonimeve apo për tu përgjigjur komenteve në Google Docs pa dërguar një e-mail individual. E-mail dinamike në Gmail, çfarë do të thotë për përdoruesit

Google ka përditësuar aplikacionin Gmail për iOS dhe Android me mbështetje për teknologjinë AMP, duke u dhënë përdoruesve mundësinë për të ndërvepruar me e-mail-et sikur të ishin faqe dinamike pa qenë nevoja të hapin një shfletues të jashtëm.

Funksioni nisi të lançohej ditën e Premte dhe vjen pas prezantimit në Korrik. Google jep disa shembuj se për çfarë mund të përdoret kjo risi.

Motori i kërkimit thotë se mund ta përdorni për RSVP e eventeve, menaxhimin e abonimeve apo për tu përgjigjur komenteve në Google Docs pa dërguar një e-mail individual.

Pra funksioni bën të mundur që e-mail-et të përditësohen në mënyrë dinamike që do të thotë se vështirë së haseni më me informacione të vjetruara. Edhe pse Google është ai që po nxit përdorimin e AMP, edhe kompani të tjera po e mbështetin. Microsoft përshembull ka lançuar mbështetjen për AMP në Outlook.com. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple publikon iOS 13.3.1 për të adresuar shqetësimet e privatësisë