Siguri

E-mail të rrejshëm kundër gripit të derrit sjellin infektime të vërteta malware

Publikuar , 04 Korrik 2010
0
E-mail të rrejshëm kundër gripit të derrit sjellin infektime të vërteta malware

Si Mcafee ashtu edhe Symantec kanë lëshuar paralajmërime në lidhje me këta e-mail të rrejshëm, të origjinuar nga “Qendra për Kontrolle e Sëmundjeve dhe Preventivë (CDC).” (find. pcworld.com/64225). Linja e porosive varion, por mund të përdor fjalë si “Krijoni profilin tuaj personal për vaksinim” ose “Programi Qeveritar i Regjistrimit për vaksinimin H1N1.” Për më shumë shembuj mbi linjat e porosive dhe tekstit të e-mailit, shikoni postimin e mëposhtëm të Mcafee apo Symantec (find.pcworld.com/64226).
Një link në porosinë false drejton te një faqe e dyshimtë, por që duket si legjitime. Ajo i çon viktimat që të shkarkojnë një vegël për të krijuar profilin e vaksinimit. URL-ja për faqet mashtruese ka në funksion një hile të zakonshme- duke filluar me atë që shfaqet si emër i vërtetë (në këtë rast, “online.cdc.gov…”)- por këtu shfaqet mbaresa me një domain të paqartë “…yhnbad.com.im”).
Funksioni i emrit të domain-it në Internet Explorer 8 mund të ndihmojë në zbulimin e këtij mashtrimi (shiko find.pcworld.com/64228 për më shumë mbi këtë veçori), sikurse edhe shtesa Locationbar2 për Firefox (find.pcworld.com/64227). Skedari i shkarkuar është një kalë trojan, që Mcafee e liston si një “variant të vonshëm Zeus Trojan”. Ngarkimi i skedarëve të tille në VirusTotal (www.virustotal.com) mund të ndihmojë në identifikimin e malware të ri që disa makina nuk mund t’i identifikojnë.

LEXO EDHE:  70% e hoteleve rrjedhin të dhënat personale

Lajmet e fundit>