Harduer

E pazakontë, flagshipi i Google Pixel 3 XL tregon dy “notch”

Publikuar , 29 Tetor 2018
0
Ky element vizual është kritikuar jo pak nga besnikët e Google i cili duket më i madh sesa ato tek telefonët rivalë. E pazakontë, flagshipi i Google Pixel 3 XL tregon dy “notch”

Diçka të tillë me shumë mundësi nuk e keni parë kurrë më parë. Disa telefonëve Pixel 3 XL kanë filluar të shfaqin një “notch” të dytë në ekran.

Problemi do të marrë zgjidhje në një përditësim softueri që Google do ta dërgojë në ditët në vijim.

“Notch” shfaqet në të djathtë të ekranit dhe përkohësisht mund të hiqet duke rindezur telefonin.

Ky element vizual është kritikuar jo pak nga besnikët e Google i cili duket më i madh sesa ato tek telefonët rivalë.

Shumë përdorues në Reddit dhe Twitter kanë filluar të raportojnë problemin. Po ju? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter hapësirë e madhe dezinformimi thotë një studim

Lajmet e fundit>