Biznes

E Premtja Zezë, shitjet shënojnë rënie krahasuar me vitin e kaluar

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Nëntor 2021
Nuk është një rënie domethënëse për Adobe e shikon si një sinjal i një trendi të ri që mund të jetë me rënie. E Premtja Zezë, shitjet shënojnë rënie krahasuar me vitin e kaluar

Shitjet online gjatë Premtes së Zezë synojnë të rriten në mbarë botën ndërsa njerëzit blejnë nga shtëpia por kësaj herë jo.

Adobe parashikon se shitjet e Premtes së Zezë për herë të parë kanë shënuar rënie nga 9 miliardë në 2020-ën në 8.9 miliardë dollarë në këtë vit.

Nuk është një rënie domethënëse për Adobe e shikon si një sinjal i një trendi të ri që mund të jetë me rënie.

Firma e teknologjisë beson se një prej arsyeve të kësaj rënie është fakti se blerësit filluan të përfitojnë nga ofertat që në fillim të muajit Tetor.

Adobe gjithashtu pret më shumë shitje në Të Hënën Kibernetike mes 10.2 deri në 11.3 miliardë dollarë.

Produktet më të shitura gjatë Premtes së Zezë janë kryesisht pajisje teknologjike si lojëra, AirPods, iPad, televizorë nga Samsung, TCL dhe Vizio apo shitjet lojërash si Just Dance 2022 apo Siper-Man: Miles Morales. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple rrit prodhimin e iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max nga kërkesa lartë