Lajmet

E vërteta e shitjeve të Windows 8

Publikuar , 25 Shkurt 2014
E vërteta e shitjeve të Windows 8

windows8scree-100008499-largeJavën e kaluar, Microsoft-i tha se kishte shitur 200 milionë licenca të Windows 8, që prej datës kur sistemi operativ ishte hedhur në shitje para 15 muajsh. Por sa kopje po përdoren realisht? Një analizë mbi të dhënat e disponueshme deri tani tregon se jo të 200 milionë licencat janë duke u përdorur, ose të paktën, sipas matësit që është pothuajse më i rëndësishmi nga të gjithë – aksesimi i internetit – nuk rezulton se të gjitha janë në punë. Sipas këtyre shifrave, numri i pajisjeve me Windows 8 i afrohet më tepër shifrës që ka deklaruar Microsoft-i rreth nëntë muaj më parë.

Majin e kaluar, pasi analisti Patrick Moorhead i Moor Insights & Strategy, e pyeti Microsoft-in lidhur me 100 milionë licencat e shitura në atë kohë, ComputerWorld llogariti se Windows 8 po përdorej në fakt nga thjesht 59 milionë pajisje. Ndërkohë, javën e kaluar, Tami Reller, shefja e marketingut në Microsoft, deklaroi se ishin shitur 200 milionë licenca të sistemit të fundit operativ të kompanisë. Por si i llogarit këto shifra Microsoft-i?

Kompania e quan të shitur një licencë në momentin që i ofron konsumatorëve një upgrade (kalim në një version më lart) apo në momentin që një prej partnerëve prodhues të kompjuterëve ble një kopje për një PC, tablet etj. Me pak fjalë, bëhet fjalë për licencat e shitura tek kompanitë e tjera harduerike të cilat ndërtojnë kompjuterë bazuar në sistemin operativ të Microsoft-it. Gjithashtu, sipas kompanisë, shifrat që jep për Windows 8 nuk përfshijnë licencat e shitura tek kompanitë.

Kjo do të thotë se nuk kemi një shifër të saktë se sa kompjuterë e përdorin realisht sistemin pasi Microsoft e quan një licencë “të shitur” në momentin që pajisja me Windows del nga fabrika, edhe pse konsumatori nuk e ka blerë ende atë. Pra, në total përfshihen të gjitha licencat e pajisjeve që gjenden në inventarët e kompanive harduerike, nëpër magazina, ato në transportim etj. Sipas përllogaritjeve të PCWorld.com, numri i pajisjeve aktive me Windows 8 mund të jetë mes 165 dhe 184 milionë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  CERN do të ndërtojë një tunel të ri Hadron Collider i cili është masiv