Vëzhgim

E ardhmja e librave, në formë elektronike

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
E ardhmja e librave, në formë elektronike

Në anën tjetër, Borders zinxhiri më i madh i dyqaneve për libra së fundi ka lansuar një dyqan librash elektronik me më shumë se 1.5 milion tituj. “Shumë kanë thënë se disi jemi vonë në këtë lojë” u shpreh një zyrtarë i kësaj kompanie.

Shitjet e e-librave pritet të katërfishohen deri në vitin 2015, duke udhëhequr në këtë formë shitje të gjerë industriale, edhe pse shitja e librave të printuar ka pësuar rëine prej 5 për qind, sipas analizës së Goldman Sachs Group .

Drejtori i librarisë së Stanford, Michael Keller duket se mendon në të njëjtën formë. Raftet e librarive të Universitetit të Stanford do të mbajnë  vetëm një të tetën e librave që ka pasur në librarinë e vjetër, dhe madje drejtori mendon se raftet nuk do të mbajnë libra fare. Librarët tani inkurajojnë studentët që të qasen nga laptopi apo pajisja mobile për të lexues e-libra.

Edhe fëmijët më të rinj janë duke u futur në këtë lojë: “Sesame Street” tani ofrohet në disa versione të ndryshme të avancuara të të njëjtave tituj klasike sikurse në e-dyqanin e saj me 121 tituj. Dhe për fëmijët të cilët dëshirojnë e-lexuesin e tyre, VTech së fundi ka paraqitur V-Reader.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>