Në serinë e re të lojës së futbollit do të jetë si kapak imazhi i Lionel Messi-t. Kjo është hera e katërt që Messi është imazhi kryesor i lojës së famshme.
27-vjeçari mban rekordin e numrit të golave të shënuar në një vit (91) dhe është lojtari i vetëm që ka fituar katër herë Topin e Artë.
Gjatë Kupës së Botës, Messi ishte kapiteni i Argjentinës duke udhëhequr ekipin deri në finale, ku u mund nga Gjermania 1-0. Në Brazili, ai shënoi 4 gola. (PCWorld Albanian)