Softuer

EA vendos online për shkarkim pa pagesë tre tituj klasik Command & Conuqer

Publikuar , 27 Shkurt 2010
0
EA vendos online për shkarkim pa pagesë tre tituj klasik Command & Conuqer

Gjithsejtë tituj të veçantë dhe pako gjeruese, kanë qenë 18 lojëra Command & Conquer të paraqitura gjatë 15 viteve të fundit. Vetëm në rast se jeni një fanatik i strategjive në kohë-reale, atëherë do të mund t’i keni provuar tërë bashkësinë e lojërave të dala nga kjo seri, për të cilën ka pak gjasa, e gjithashtu ka edhe lojtarë të ri të cilët do të paraqiten në skenë.

Por EA është përkujdesur për këtë duke vendosur tre tituj dhe një pako gjeruese në faqen e saj Command & Conquer, si tituj që mund të shkarkohen pa pagesë.

Ju mund të zgjidhni titullin e parë që ka nisur këtë seri, Command & Conquer: Tiberian Dawn, Command & Conquer: Red Alert dhe njërën pre pjesëve Command & Conquer: Tiberian Sun si dhe pakon e saj gjeruese FIrestorm.

Këto katër lojëra përfaqësojnë një bashkësi të fuqishme të pesë viteve të para të historisë së Command & Conquer, gjë që do të duhej të ju përgatisë mjaft mirë për kapitullin e radhës të kësaj sage kur do të paraqitet me 16 mars.

Shikoni Tech Update (çdo të hënë ora 22:00 në Klan Kosova TV) gjatë kësaj jave, për të kuptuar më shumë rreth titujve që do të paraqiten së bashkime Command & Conquer: Tiberian Twilight, në muajin mars.

LEXO EDHE:  Opera lançon një portofol kriptomonedhash

Lajmet e fundit>