Softuer

EA nënshkruan marrëveshje me Premierë Ligën e Anglisë

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
EA nënshkruan marrëveshje me Premierë Ligën e Anglisë

EA gjithashtu ka bërë të ditur se EA Sports do të bashkëpunojë me transmetuesit për të zhvilluar një avancim për analizat e ditëve të ndeshjeve dhe për të rritur ndërveprimin e adhuruesve të futbollit. Kjo do të thotë se transmetuesit do të përdorin në kombinim në grafikat e EA Sports, animacionet dhe teknologjinë interaktive në kohë real, me furnizime të të dhënave nga transmetuesit dhe të fjalët e komentatorëve.

Partneriteti i teknologjisë sportive do të përfshijë edhe Player Performance Index në të cilin EA do të sponsorizojë Player Performance Index të Premier Ligës, dhe në këtë mënyrë do të zëvendësojë Actim. EA do të publikojë gjithashtu edhe “Team of the Week” në premierleague.com dhe thekson se ata janë duke shikuar për rrugë sesi ta integrojnë atë në produktet e FIFA-së.

Përveç marrëveshjes për Partneritet në Teknologji Sportive, EA thekson se Premier League dhe EA gjithashtu janë pajtuar për të zgjeruar edhe EGL-në (Electronic Game License).

“Si një prej garave më të shikuara në botë, Barclays Premier League sjellë ekspozim të jashtëzakonshëm global dhe qasje direkte në një prej audiencave më pasionante të futbollit në botë” tha Matt Bilbey, zëvendës president i Fotball, EA SPORTS. “Partneriteti me Premier League, do të zgjerojë më tej EA sports dhe markën e saj FIFA, duke bërë në këtë mënyrë eksperiencën e luajtjes edhe më origjinale dhe më unike”.

EA sjellë loja të futbolli FIFA çdo vit nën etiketën EA Sports. Vitin që shkoi  FIFA 10 u bë loja sportive më e shitur në Evropë në momentin e paraqitjes së saj në treg, duke shitur 1.7 milion kopje në javën e parë. Fifa 11, titulli i radhës nga EA, pritet të ndryshojë gjërat në favor të eksperiencës dhe lojtarit, e natyrisht edhe grafikës, dhe do të paraqitet më vonë gjatë këtij viti.

LEXO EDHE:  Dropbox përmirëson funksionin e kërkimit në desktop

Lajmet e fundit>